Përshkrimi
Ideos përmban vitaminë D3 (kolekalciferol) dhe kalcium të përshtatshme për përdorim tek të rriturit dhe të moshuarit. Ai siguron një burim të tyre për njerëzit që kanë mungesë të kalciumit dhe vitaminës D3. Përdoret gjithashtu me disa trajtime të osteoporozës (ku masa e kockave zvogëlohet dhe brishtësia e kockave rritet).
Gjithmonë lexoni fletëudhëzimin ose konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Të rriturit: Rekomandohet marrja e 2 tabletave në ditë.
Përtypni tabletat plotësisht përpara se t’i gëlltisni. Më pas pini një gotë ujë.
MOS merrni IDEO:
-Nëse jeni alergjik (hipersensitiv) ndaj kalciumit ose vitaminës D ose ndonjërit prej përbërësve të tjerë të këtij ilaçi
-nëse jeni alergjik (mbindjeshëm) ndaj kikirikut ose sojës (ky produkt përmban vaj sojë)
-Nëse keni nivele të larta të kalciumit në gjak (hiperkalcemia)
-Nëse keni nivele të larta të kalciumit në urinë (hiperkalciuri)
-Nëse keni një gjendje që çon në hiperkalcemi dhe/ose hiperkalciuri (p.sh. gjëndra paratiroide tepër aktive , një sëmundje e palcës kockore , një tumor malinj kockor , metastaza kockore)
-Nëse vuani nga sëmundje të veshkave (dështimi i veshkave)
-Nëse vuani nga gurët në veshka (litiaza e kalciumit) ose nëse keni depozita kalciumi në veshka (nefrokalcinozë)
-Nëse keni nivele të larta të vitaminës D në gjakun tuaj (hipervitaminoza D)
-Nëse jeni të palëvizshëm për një pjesë të madhe të ditës.
Mbajeni jashtë mundësive të fëmijëve.
Mos e përdorni këtë ilaç pas datës së skadencës e cila është e shënuar në kuti dhe në etiketë pas EXP.
Ruajeni në enën origjinale.
Mos ruani në temperaturë mbi 25°C.




