Brand:

Italfar Megastar K Flacona 20 ml

1.400,00 L

Përbërësit + -

ADH , (acid dokosahekzanoik),Vitamina K , Vitamina D3 , Vitamina E , Luteina. Për detaje të plota , kontrolloni fletëudhëzuesin e produktit ose kontaktoni farmacistin tuaj.

Përshkrimi

Megastar K Vitamine K është një suplement ushqimor me vitaminat K , A , D , E , DHA (acid dokosahekzanoik) dhe Luteinë. Ai shërben për parandalimin e episodeve hemorragjike te vonshme nga mungesa ose pamjaftueshmëria e vitaminës K dhe rakitizmi tek fëmijët. ADH është acid yndyror i familjes Omega 3 , i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e sistemit nervor tek të sapolindurit , në sistemin imunitar , në funksionimin e retinës. Vitamina K ndihmon në sintezen e disa faktorëve të koagulimit të gjakut. Vitamina D3 nxit përthithjen e kalciumit , ndihmon në zhvillimin skeletik dhe mineralizimin e kockës. Vitamina E mbron indet nga radikalet e lira dhe ndihmon në funksionin normal të indit muskular dhe nervor. Luteina ka aftësi të mbrojë retinën nga radiacioni solar duke reduktuar në minimum progresin e sëmundjeve të syrit.

Rekomandohet që për fëmijë nga 0-2 vjeç të merren 0.5 ml , 2 herë në ditë. Për fëmijë nga 2-5 vjeç rekomandohet 0.5 ml 3 herë në ditë.