Përshkrimi
Kérastase Densifique Bain Densité Shampoo është një shampo pasuruese që synon të rigjallërojë flokët e hollë, të dobët apo të rralluar, duke i dhënë atyre densitet, volum dhe ndjesi më të dendur. E formuluar me teknologji të avancuar dhe përbërës që rikthejnë vitalitetin e flokëve, kjo shampo është ideale për ata që kërkojnë më shumë jetë dhe trup në flokët e tyre.
Përfitimet kryesore:
-Pastron butësisht skalpin dhe flokët pa i rënduar.
-Shton dendësi dhe volum që nga rrënja.
-Zgjat jetëgjatësinë e fibrës së flokut.
-Jep ndjesi më të dendur dhe më të trashë që nga përdorimi i parë.
-Përmirëson strukturën dhe elasticitetin e flokëve.
Përbërësit aktivë:
-Stemoxydine®: Molekulë patentuar që krijon një ambient optimal për të nxitur ciklin e rritjes së flokëve.
-Hyaluronic Acid: Hidraton dhe përforcon fibrën e flokut, duke rritur elasticitetin dhe parandalon thyerjen.
-Gluco-Peptides: Përmirësojnë strukturën e brendshme të flokëve dhe barazojnë sipërfaqen për një ndjesi më të butë dhe më të plotë.
-Ceramides: Forcojnë barrierën mbrojtëse të flokëve dhe rikthejnë shkëlqimin natyral.
Si të përdorni:
1.Aplikoni në flokë të lagur.
2.Masazhoni butësisht skalpin dhe gjatësi.
3.Lëreni të veprojë për disa sekonda.
4.Shpëlajeni me ujë të bollshëm.
Bain Densité është hapi i parë i domosdoshëm në rutinën për flokë më të dendur dhe më të fortë. Kur kombinohet me trajtimet e tjera nga linja Kérastase Densifique, ndihmon në rigjenerimin dhe ruajtjen e masës së flokëve në mënyrë të qëndrueshme. Ideal për përdorim të përditshëm.





There are no reviews yet.