Përshkrimi
Vilonit 1% është një xhel anti-inflamator topik që përdoret për trajtimin e dhimbjeve të osteoartritit të kyçeve që janë të përshtatshme për trajtimin topik , si duart dhe gjunjët tek fëmijët mbi 14 vjeç dhe të rriturit.
Vilonit 1% përmban diklofenak natrium , një substancë aktive që i përket një klase të barnave të quajtura barna antiinflamatore jo-steroide. Mund të lehtësojë dhimbjen , të zvogëlojë ënjtjen dhe të lehtësojë inflamacionin në kushtet që prekin nyjet , muskujt dhe tendinat , duke përfshirë: artritin reumatoid , osteoartritin , përdhesin akut (inflamacion të dhimbshëm të kyçeve veçanërisht në këmbë dhe duar) , spondilit ankilozant (formë spinalartrozë) .
Përdoret për lehtësimin lokal simptomatik të dhimbjes dhe inflamacionit në:
-Trauma të ligamenteve , muskujve dhe kyçeve për shkak të ndrydhjeve , sforcimeve dhe mavijosjeve.
-Format e lokalizuara të reumatizmit të indeve të buta
-Për trajtimin e osteoartritit të kyçeve sipërfaqësore.
Gjithmonë lexoni fletëudhëzimin ose konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Vilonit duhet të fërkohet butësisht në lëkurë. Në varësi të madhësisë së zonës së prekur që do të trajtohet , 2 deri në 4 g duhet të aplikohen 3 deri në 4 herë në ditë.
Rekomandohet që trajtimi të mos vazhdojë më shumë se 14 ditë.
Mbajeni jashtë mundësive të fëmijëve.
Ruani nën temperaturën 25°C.
Mbroni nga drita dhe nxehtësia.




