Përshkrimi
Septolete Total është një bar me veprim antiinflamator , analgjezik dhe antiseptik për administrim nga goja. Septolete total është i formuluar si lozenge me shije mente që dezinfektojnë gojën. Ato trajtojnë irritimin e fytit , gojës dhe mishrave të dhëmbëve. Lozenget Septolete Total indikohen gjithashtu për trajtimin e gingivitit , faringitit dhe laringitit. Janë të përshtatshme për përdorm për fëmijët nga 6 vjeç dhe të rriturit. Septolete dezinfekton plotësisht gojën dhe fytin dhe zvogëlon shenjat e inflamacionit të fytit si dhimbje , skuqje , edemë , djegie dhe funksion të dëmtuar.




