Përshkrimi
Zona perineale mund të jetë e lënduar dhe e ndjeshme pas lindjes natyrale dhe si pasojë keni djegie gjatë urinimit. Përdorni shishen Lansinoh® për larjen pas lindjes për të larë butësisht këtë zonë të ndjeshme dhe për të qetësuar shqetësimin pas lindjes me rrjedhën e ujit që ajo lëshon.
Shishja e pastrimit mund të mbajë deri në 360 ml ujë dhe mund të përdoret lehtësisht me kokë poshtë për të arritur në zonën perineale.
E vlerësuar me çmimet Platinum ‘Loved by Parents Awards 2022’ për produktin më të mirë të ri të nënës dhe me çmim Gold ‘Mother & Baby 2022’ për produktin më të mirë të shtatzënisë/maternitetit.
Si të përdorni shishen per larjen e zonës perineale?
Mbushni shishen me ujë të ngrohtë , shtrengoni mirë kapakun dhe shtrini fort grykën e saj.
Ndërsa jeni në tualet , përmbysni shishen midis këmbëve dhe drejtojeni majën drejt zonës perineale.
Gjate urinimit shtrydheni butësisht shishen , kështu do të ndjeni me pak djegie.
E përsërisni sipas nevojës për të pastruar zonën perineale.
Si të pastroni shishen perineale?
Pas çdo përdorimi , pastroni dhe shpëlajeni shishen tërësisht vetëm me sapun lëng dhe ujë të ngrohtë dhe lëreni të thahet.




