Përshkrimi
Magdep Fast and Direct është një suplement ushqimor në formë pluhuri i cili përdoret nga të rriturit. Përmban magnez dhe vitaminë B6. Magnezi mban kockat e shëndetshme , duke ndihmuar në përthithjen e kalciumit , ndihmon në relaksimin e muskujve , në reduktimin e lodhjes dhe këputjes , në mirëfunksionimin e sistemit nervor dhe kardiak , në gratë shtatzëna luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e kontraksioneve , rritjen e fetusit dhe në rritjen e fëmijës. Vitamina B6 ndihmon në mirëfunksionimin e sistemit nervor dhe nxit metabolizmin energjetik.
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin e paketimit ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Nëse mjeku ose farmacisti juaj nuk ju udhëzon ndryshe , gjithmonë ndiqni këto udhëzime.
Rekomandohet të merrni 1 (një) bustinë në ditë. Hidhni përmbajtjen direkt në gjuhë dhe pluhuri shkrihet për pak sekonda.
Përdoren në çdo kohë dhe kudo.
Suplementet ushqimore nuk janë zëvendësues të një diete të ekuilibruar dhe të larmishme dhe një mënyrë jetese të shëndetshme.
MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar.
Kujdes:
Mos e përdorni nëse jeni alergjik ndaj ndonjë prej përbërësve të produktit.
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni këtë produkt pas datës së skadencës e cila është e shënuar në kuti.
Ruajeni në vend të freskët dhe të thatë , larg dritës dhe nxehtësisë.




