Përshkrimi
Lenicyst është një suplement bimor me Boronicë , Uva ursi dhe Qitro që përdoret për të ruajtur shëndetin e traktit urinar.
Boronica dhe Uva ursi kanë veti antioksiduese dhe pakësojnë rrezikun e infeksioneve të veshkave , fshikëzës së urinës dhe uretrës dhe reduktojnë inflamacionin.
Rekomandohet të merrni 20 ml , të holluar në një litër ujë. Tundeni mirë para përdorimit dhe pijeni gjatë ditës. Mund të shoqërohet me sheqer ose mjaltë , sipas shijes.
Suplementet ushqimore nuk janë zëvendësues të një diete të larmishme dhe të balancuar apo mënyrë jetese të shëndetshme.
MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Mbajeni larg fëmijëve.
Ruajeni në një vend të freskët dhe të thatë. Mbajeni larg dritës dhe burimeve të nxehtësisë.
Nuk përmban gluten dhe laktozë.




