Përshkrimi
Neno Neo janë shtroje të buta , një-përdorimëshe , të cilësisë së lartë , të çertifikuara si pajisje mjekësore. Secila nga shtrojet përfitohet nëpërmjet një teknologjie të veçantë dhe ka 5 shtresa , me qëllim që të thithë shpejt aromat , sekrecionet dhe lëngjet e trupit. Shtrojet janë ideale për t’u përdorur kur ndërroni pelenat e bebeve ose të të rriturve. Ato janë gjithashtu të përshtatshme për t’u përdorur në pavione geriatrike , kujdes paliativ dhe spitale. Përmasat janë 60 cm x 90 cm. Nuk rrjedhin.




