Brand:

Nova Argentia Paracatamol 500 mg 30 Tableta

292,00 L

Përbërësit + -

Lënda aktive është paracetamol. Çdo tabletë përmban 500 mg paracetamol.
Përbërësit e tjerë janë: Polivinilpirilidon , Glucolat natriumi , Talk , Stearat magnezi , Silic i hidratuar koloidal , Celulozë Mikrokristaline. Për detaje të plota , kontrolloni në paketim.

SKU: f739858a2356 Kategoritë: , , , Etiketa: , , Marka:

Përshkrimi

Paracetamolo Nova Argentia 500 mg është një medikament që ka si përbërës aktiv paracetamolin. Indikimet:

-Si antipiretik: trajtimi simptomatik i sëmundjeve febrile si gripi , sëmundjet ekzantematoze , sëmundjet akute të rrugëve të frymëmarrjes etj.
-Si analgjezik: dhimbje koke , nevralgji , mialgji dhe manifestime të tjera të dhimbshme me intensitet mesatar , me origjinë të ndryshme. Kundërindikimet:
-nëse jeni alergjik nga paracetamoli ose nga ndonjëri prej përbërësve të tjerë të formulimit;
-nëse vuani nga një sëmundje e rëndë e mëlçisë;
-nëse vuani nga anemia hemolitike e rëndë.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit të këtij medikamenti nëse jeni shtatzënë , po planifikoni një shtatzëni ose ushqeni me gji. Nëse është e nevojshme paracetamoli i Nova Argentias mund të përdoret gjatë shtatzënisë , në rastet kur e gjykon mjeku dhe kur është vërtet i nevojshme përdorimi i saj.

Rekomandohet të përdoret doza më e ulët , për një kohë sa më të shkurtër. Ky është një medikament OTC , kështu që mund të merret pa rekomandimin e mjekut. Përpara se të përdorni këtë medikament , lexoni me kujdes fletë-udhëzuesin që gjendet në paketim pasi përmban informacion më të detajuar.

Për çdo paqartësi konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.