Përshkrimi
Set promocional për fytyrën dhe trupin.
Hidratoni, pastroni dhe shtoni shkëlqimin e lëkurës tuaj me një set të vetëm.
Përmban:
– Very Rose Soothing Micellar Cleansing Water 100ml
Ujë micelar me veprim të trefishtë.
Largon make up-in, pastron & zbut lëkurën.
Me ujin floreal të trendafilit dhe kompleksin SKIN RESPECT në përmbajtje.
I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, edhe ato të ndjeshme.
Respekton florën e lëkurës.
Testuar nën kontroll oftalmologjik. Përmban 97% përbërës me origjinë natyrale.
Pa përbërës me origjinë shtazore.
– Prodigieuse Boost Cream – Multi-Corection Gel-Cream 15ml
Ky xhel-krem me kompleks anti-oksidant nga lulet e jasminit lufton efektet e dëmshme të shkaktuara në lëkurë nga stresi, lodhja, ndotja etj.
Respekton balancen natyrale të lëkurës. Ditë pas dite, lëkura është më e freskët dhe shenjat e para të moshës reduktohen dukshëm. Lëkura njëtrajtësohet dhe zbutet.Teksturë e lehtë me efekt mat, ideale për lëkurat normale në mikse.
Përbërësit kryesorë natyralë:lule jasemini, lule kalendula, sheqer qelizor, vitamin C, acid hialuronik.
92 % e përbërësve janë me origjinë natyrale.
– Prodigieuse Boost – The Vitaminized Radiance Detox Mask 75ml
Maskë që vepron në vetëm 5 minuta.
Çlironi lëkurën tuaj nga papastërtitë dhe rafinoni strukturën e saj nëpërmjet maskës detox të certifikuar me 3 hapa.
Lëkura juaj jo vetëm që pastrohet po bëhet dhe më e lëmuar.
90% e femrave që e kanë përdorur thonë që lëkurës i është shtuar shkëlqimi.
Maska duket si xhel freskues në aplikim, më pas kur masazhohet shndërrohet në vaj dhe shkrihet në qumësht kur shpëlahet.
Ka aromë agrumesh 100% natyrale.
– Prodigieuse Floral Gold Huile 10ml (falas)
Me një gjest të vetëm, ushqeni, riparoni dhe hidratoni fytyrën, trupin dhe flokët.
Huile Prodigieuse Florale zbukuron të gjitha llojet e lëkurës dhe u ofron një shkëlqim tepër të pëlqyeshëm.
Ofron një veprim mbrojtës kundër ndotjes, zvogëlon shfaqjen e strijave, siguron hidratim afatgjatë dhe forcon funksionin barrierë të lëkurës.
Flokët tuaj janë të ushqyer, riparuar dhe të butë.
Efektiviteti i tij është vërtetuar:
- lëkura është më e butë për 100% të grave,
- Lëkura është e ushqyer dhe riparuar për 97% prej tyre.
Për të krijuar Huile Prodigieuse, Nuxe ka zgjedhur 7 vajra të çmuar 100% vegjetale: Tsubaki, Argan, Macadamia, Borage, Camellia, Lajthi, Bajame e ëmbël.





There are no reviews yet.