Përshkrimi
PediaMilk® është integrator ushqimor, me përmbajtje bimore, që ndihmon dhe stimulon gjidhënien nëpërmjet rritjes së prodhimit, sekretimit dhe përqëndrimit të qumështit të gjirit tek nënat e reja dhe nënat që janë duke ushqyer me gji.
PediaMilk® përmban ektrakte natyrale galaktogoge: Galega Officinalis, Cardius Marianus (Milk Thistle-Gjëmbi i Qumështit) dhe Foeniculum vulgare (Kopër); që ndihmojnë nënat për të favorizuar, nxitur dhe mbështetur vazhdimësinë e prodhimit të qumështit të gjirit.
Galega Officinalis është përdorur tradicionalisht për të rritur prodhimin e qumështit të gjirit dhe garantuar vazhdimësinë e gjidhënies. Cardius Marianus, që quhet ndryshe dhe Gjëmbi i Qumështit është një bimë që ka shumë veti të dobishme për organizmin, ndër të tjera rrit nivelet e prolaktinës duke nxitur prodhimin e qumështit të gjirit dhe përqëndrimit të tij. Kopera iu këshillohet nënave që ushqejnë me gji sepse stimulon prodhimin dhe sekretimit e qumështit të gjirit, si dhe ka efekte pozitive për qetësimin e kolikave tek të porsalindurit.
PediaMilk® është i formuluar në trajtë bustinash, që mund të treten në ujë të ftohtë ose në ujë të ngrohtë, duke ndihmuar kështu edhe në hidratimin e nënave që e përdorin, pasi hidratimi është një nevojë thelbësore e tyre, sidomos gjatë gjidhënies.




