Përshkrimi
Xhel larës i formuluar specifikisht për lëkurë të ndjeshme. Formulim me bazë jashtëzakonisht të butë , pa sapun që ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit fiziologjik të lëkurës , pa dëmtuar shtresën mbrojtëse të saj. Largon papastërtitë dhe make-up-in pa shkaktuar acarim ose tharje të lëkurës. Allantoina dhe D-pantenoli pakësojnë tendencën e lëkurës për tu inflamuar , irrituar dhe skuqur. I përshtatshëm për t’u përdorur nga çdo moshë. Ka tolerancë dhe efikasitet të lartë. I testuar dermatologjikisht.




