Brand:

Pharmasept Heliodor Face & Body Sun Spray SPF 50 165 ml

3.850,00 L 3.465,00 L

Spraji diellor Heliodor SPF 50 ofron mbrojtje të menjëhershme, 100% natyrale dhe të sigurt për lëkurën e ndjeshme, me formulë vajore, antioksiduese dhe të biodegradueshme.

 

Përbërësit + -

Coco-Caprylate/Caprate, Zinc Oxide, Octyldodecyl Oleate, Octyldodecyl Stearoyl Stearate, Polyhydroxystearic Acid, Brassica Campestris/Aleurites Fordi Oil Copolymer, Polycitronellol Acetate, Parfum, Polyglyceryl-2 Oleate, Octyldodecanol, Undecane, Tridecane, Polyglyceryl-2 Stearate, Vegetable Oil, Daucus Carota Sativa Root Extract, Camelina Sativa Seed Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Pongamia Pinnata Seed Extract, Tocopherol.

Përshkrimi

Spraj dielli me mbrojtje të lartë SPF 50 për fytyrën dhe trupin. Me filtër 100% natyral oksid zinku, ZANO 20, në formë jo nano, që nuk shkakton fotoalergji dhe fototoksicitet. Ofron mbrojtje efektive me spektër të gjerë (UVA dhe UVB). Vepron menjëherë pas aplikimit, ka formulë të biodegradueshme, teksturë të lehtë për aplikim të lehtë, nuk lë shenja të bardha, është ultra rezistent ndaj ujit dhe djersitjes.

Mbrojtja nga dielli e gamës Heliodor bazohet në filtrin 100% natyral të oksidit të zinkut, i njohur si një filtër shumë i sigurtë edhe për lëkurën më të ndjeshme. Nuk përmban fitra kimike UV, dioksid titani, vaj mineral, parafinë, silikone, alkool, parabene, fenoksietanol.

  • Testuar dermatologjikisht në lëkurë të ndjeshme
  • I përshtatshëm gjatë shtatzanisë dhe gjidhënies
  • Mund të përdoret dhe nga pacientë diabetikë

Karakteristikat e produktit

  • Veprim hidratues
    Acidet yndyrore Omega-3 dhe Omega-6 ofrojnë veprim hidratues, duke reduktuar humbjen transepidermale të ujit.
  • Veprim antioksidues dhe anti-age
    Formula e pasuruar me vaj karrote e cila është e pasur me karotenoide, vitamina dhe elementë gjurmë, ofron një efekt antioksidant dhe anti-plakje në lëkurë, si dhe forcon mbrojtjen e qelizave nga radikalet e lira dhe stresi antioksidues.
  • 100% formulim vajor
    Formulimi i sprayt është me 100% vajra për përthithjen efektive të substancave të dobishme në lëkurë, duke e lënë lëkurën të lëmuar dhe të hidratuar.
  • I sigurtë në rast inhalimi
    Spray mbrojtës është testuar me sukses në testimin e matjes së grimcave Aerotrac II, për përdorim të sigurtë gjatë spërkatjes. Nuk ka absolutisht asnjë rrezik nëse thithet gjatë aplikimit.
  • Formula e biodegradueshme
    Produktet e kujdesit ndaj diellit Heliodor kanë formulë të biodegradueshme e cila kontribuon në reduktimin e ndotësve në oqeanet tona.
  • Paketim ekologjik
    Paketimi me spray është i përbërë nga polietileni 20% i ricikluar, në mënyrë që të zvogëlojë gjurmën tonë mjedisore.

Udhëzime mbi përdorimin

  1. Tundeni mirë para përdorimit.
  2. Aplikojeni pak para ekspozimit tuaj në diell.
  3. Vepron menjëherë dhe përthithet shpejt, pa lënë ndjesi të yndyrshme.
  4. Spruconi një sasi të vogël por të mjaftueshme për të mbuluar të gjithë sipërfaqen e lëkurës në fytyrë dhe trup.

 

There are no reviews yet.

Be the first to review “Pharmasept Heliodor Face & Body Sun Spray SPF 50 165 ml”

Your email address will not be published. Required fields are marked *