Brand:

Roydermal Benzolait AB 1 Shkumë Pastruese 150 ml

2.000,00 L

Shkumë me 1% benzoilperoksid për lëkurë të yndyrshme dhe akneike që pastron, rregullon yndyrën dhe parandalon përhapjen e baktereve.

 

Përbërësit + -

Ujë, Ester i Lauril Sulfosucinatit i Natriumit, Kokamidopropil Betaine, Kokamide DEA, Lauroamfoacetat i Natriumit, Peroksid Benzoili, Etoksidiglikol, Glicerinë, Propilen Glikol, Lëngu i Gjetheve të Aloe Barbadensis (Aloe Vera), Acid Salicilik, Urea Imidazolidinil, Sorbet Natriumi, Ekstrakti i Luleve të Kamomilit Chamomilla Recutita (Matricaria) Poliamino- Propil Biguanide, DMDM Hidantoin,Vaji i Lëkurës së Limonit Citrus Medica Limonum (Lemon), Ekstrakti i Rrënjëve të Arctium Lappa, Vaji i Lëkurave të Citrus Grandis (Grapefruit), Tetranatrium EDTA, Acid Laktik, Vaji i Gjetheve të Pemës së Cajit Melaleuca Alternifolia (Tea Tree), D- Limonene, D,L-Limonene, Citral.

Përshkrimi

Shkumë, me bazë benzoilperoksid 1%, këshillohet për lëkurat e yndyrshme me tendencë akneike dhe të predispozuara për formimin e puçrrave dhe pikave të zeza. Krijon një barrierë lipo-rregulluese në fazën e shplarjes duke parandaluar shtimin e agjentëve bakterialë.

Tundeni para përdorimit. Gjatë shtypjes së flakonit mbajeni në pozicion vertikal. Lageni më përpara zonën që do trajtoni, masazhojeni me një sasi të mjaftueshme shkume dhe lëreni të veprojë. Shplajeni mirë me ujë.

Kujdes
Përdorim i jashtëm. Benzolait zakonisht tolerohet mirë. Eshtë e mundur që pas aplikimit të produktit të keni një djegie të lehtë ose skuqje. Mos e aplikoni në lëkurë të irrituar ose të dëmtuar. Evitoni kontaktin me sytë ose mukozën. Në rast se produkti  vjen në kontakt me syte shplajini menjëherë me ujë të ftohtë. Mbajeni larg fëmijëve.

Pas përdorimit mbylleni mire tapën. Ruajeni në një vend të thatë, larg dritës, në temperaturë 5°C – 30°C.

Kohëzgjatja e produktit pas hapjes: 6 muaj.

 

There are no reviews yet.

Be the first to review “Roydermal Benzolait AB 1 Shkumë Pastruese 150 ml”

Your email address will not be published. Required fields are marked *