Brand:

Stada Snup 0.05% 10 ml x 1 Shishe

387,00 L

Përbërësit + -

Klorhidrat xylometazoline , dihidrogjen fosfat kaliumi , ujë fiziologjik , ujë i purifikuar. Për detaje të plota , kontrolloni fletëudhëzuesin e produktit ose kontaktoni farmacistin tuaj.

SKU: cb0d8e9ea9f9 Kategoritë: , , Etiketa: , Marka:

Përshkrimi

Snuk spraj nazal ka si përbërës kryesor xylometazolinën , një bar i grupit alfa-adrenergjik simpatomimetik. Ka veti vazokonstriktore dhe dekongjestionante.

Snup perdoret për:
-Dekogjenstionimin e membranës nazale në rastin e ftohjeve , bllokimit akut të hundëve (rinit vazomotor) , ftohje alergjike (rinit alergjik).
-Lehtësimin e rriedhjeve të sekrecioneve në rastin e inflamacionit te sinuseve prenazale si dhe në katarraktet e veshit të mesëm të shoqëruara nga të ftohtët.

Snup® indikohet për përdorim te fëmijët nga 2-6 vjeç.
Mos përdor Snup në rastet e mëposhtme:
-Nëse jeni i mbindjeshëm (alergjik) ndaj klorhidratit të xylometazolinës.
-Nëse vuani nga një formë kronike e të ftohtit (riniti sicca).
-Pas heqjes kirurgjikale të gjendrës pineale (epifiza) permes hundës (hipofisektomi transfenoidale) ose ndërhyrjeve të tjera kirurgjikale në shtresën e jashtme (dura mater) të trurit.
-Te fëmijët nën 2 vjeç. Përpara përdorimit të këtij medikamenti lexoni me kujdes fletëudhëzuesin e pranishëm në paketim , pasi ai përmban një informacion më të detajuar. Për çdo paqartësi këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.

Përdorimi

Përdoreni Snupin saktësisht siç përshkuhet në kete fletëudhëzues ose siç e ka rekomanduar mjeku apo farmacisti juaj. Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar dhe kohëzgjatjen e trajtimit. Nëse nuk përshkruhet ndryshe nga mjeku , fëmijët e moshës nga 2 – 6 vjeç duhet të aplikojnë një spraj në secilën anë të hundës , deri në tre herë në ditë. Snup nuk duhet të përdoret më shumë se 7 ditë rresht. Snup është vetëm për përdorim në hundë. Shënim për përdorim: Hiqni tapën plastike nga shishja. Gjatë përdorimit të sprajit për here të parë , bëni disa shkrepje në ajër derisa të krijohet një shkrepje konsistente. Pastrojeni tapën nga jashtë pas çdo përdorimi. Për arsye higjienike dhe me qëllim shmangien e infeksioneve nazale , spraji duhet të përdoret vetëm nga 1 person.