Përshkrimi
Me kalimin e moshës , prodhimi natyral i CoQ10 (e cila ndihmon në prodhimin e energjisë në qelizat tona) fillon të ngadalësohet. CoQ10 , është përgjegjëse për prodhimin e energjisë në qeliza dhe gjithashtu ka veti të larta antioksidante , duke mbrojtur qelizat e trupit nga dëmtimi oksidativ. Prandaj është e rëndësishme që ta shtoni atë në rutinën tuaj.
Forma e aktive dhe e fermentuar natyralisht e CoQ10 nga Together Health , kultivohet nga bakteret e mira , duke e bërë atë shumë të lehtë për tu tretur dhe përthithur. CoQ10 vjen në bazë vaji kokosi , i cili rrit përthithjen e saj , duke qenë se CoQ10 është e tretshme në yndyrna. Formulës i shtohet ekstrakti i piperinës , e cila ndikon përsëri në rritjen e përthithjes.




