Përshkrimi
Folate nga Together Health vjen si burim me bazë nga spinaqi. Në ndryshim nga produktet e tjera me përmbajtje acidi folik , të cilat vijnë si një formë sintetike e folatit, suplementi ynë ofron formën natyrale aktive (metylfolate) duke bërë që të ketë biodisponueshmëri të lartë , duke u aktivizuar direkt pa qenë nevoja për konvertim si në rastin e formës sintetike.
Përveç përthithjes dhe aktivizimit në organizëm , benefiti tjetër është se në këtë mënyrë nuk rrezikohet të akumulohet acid folik i pametabolizuar në trup. Folate 100% i pastër , përmban gjithashtu dhe lëndë ushqyese bioaktive nga spinaqi , duke ofruar përfitime të tjera shëndetësore. Pa aditivë artificial dhe me përbërës të mbështetur në shkencë , ky suplement funksionon në harmoni me trupin. Sic dihet , folati është thelbësor në rritjen qelizore dhe për këtë arsye rekomandohet të përdoret para dhe gjatë gjithë shtatzanisë , në një dozë prej 400mcg.




