Përshkrimi
Vitamina D3 vegane , bazuar në bimë plant-based nga Together Health , ekstraktohet nga Likenet (gjallesë bimore). Likenet e përdorura për vitaminën tonë D3 , janë me origjinë nga Amerika Veriore , pasi klima e saj është një nga klimat më të përshtatshme për rritjen e likenve. Likenet janë organizma bimore dhe unike , të cilat janë burim natyral i vitaminës D3.
Duke qenë se vitamina jone D3 është totalisht organike (duke qenë se vjen si burim që ndodhet natyrshëm në natyrë) , është forma aktive e preferuar e organizmit , rrjedhimisht përthithet në mënyrë efikase. Për shkak se vitamina D3 është vitaminë e tretshme në yndyrna , për të rritur sa më shumë përthithjen e saj , Together Health e ka formuluar produktin duke shtuar vajin e kokosit si bazë.




