Brand:

Waterpulse Portable Water Flosser

4.500,00 L
3.600,00 L

Hidropulsori Waterpulse pastron dhëmbët dhe masazhon mishrat e dhëmbëve, duke larguar deri në 99.9% të mbetjeve ushqimore, është i testuar klinikisht dhe ka 3 shkallë presioni, ideal për përdorim të thjeshtë dhe efektiv, sidomos për implante dentare.

Përshkrimi

Higjiena orale është tepër e rëndësishme.
Të gjithë duam të kemi dhëmbë të shëndetshëm, të pastër dhe të bardhë.
Hidropulsorët janë pajisje mjekësore që ju ndihmojnë të ruani një shëndet të mirë oral.

Karakteristikat:
– Hidropulsori përdor një motor dhe një pompë që prodhon presion, të nevojshëm për pulsimin e ujit nga rezervuari në gojë.
– Në sajë të daljes së ujit me presion ndihmon në largimin e mbetjeve ushqimore nga dhëmbët.
– Krahas pastrimit të dhëmbëve, hidropulsori masazhon mishrat e dhëmbëve.

I thjeshtë dhe efektiv në përdorim:
Hidropulsori është mënyra më e lehtë dhe më efektive për të pastruar hapësirat midis mishrave të dhëmbëve, duke larguar deri në 99.9 përqind të mbetjeve ushqimore nga zonat e trajtuara.
Është deri në 50 përqind më efektiv se filli dentar, për përmirësimin e shëndetit të mishrave të dhëmbëve.
Zgjidhja e duhur në rast implantesh dentare.

I testuar dhe i besueshëm:
Hidropulsori është testuar klinikisht. Marka Waterpulse ka fituar vulën e pranimit nga Shoqata Dentare Amerikane.

I dizenjuar pa “tel”:
Shijoni komoditetin e dizajnit pa tela në çdo moment. Ka 3 shkallë të ndryshme presioni që variojnë nga 60 në 120 PSI.
Fuqia= 1600 impulse uji në minutë.

Adaptor magnetik:
Karikohet për 4 orë në sajë të adaptorit magnetik.

I përshtatshëm për t’u marrë me vete kur udhëtoni.

Në brendësi të paketimit do të gjeni:
– hidropulsorin;
– 4 koka ndërruese;
– karikues USB;
– fletëudhëzuesin në anglisht.

There are no reviews yet.

Be the first to review “Waterpulse Portable Water Flosser”

Your email address will not be published. Required fields are marked *