Përshkrimi
Yanola Os është një suplement ushqimor që ka për qëllim:
-të pakësojë simptomat që përjetojnë femrat gjatë periudhës së menopauzës;
-të mbështesë proçeset metabolike të kockave;
-të rrisë përdorimin e mineraleve në organizëm.
Përmban:
-zink, një mineral që ndihmon në forcimin e sistemit imunitar. Mendohet se ndihmon në parandalimin e osteoporozës, humbjes së masës kockore, përmirëson densitetin kockor në femrat pas menopauzës;
-magnez, i cili merr pjesë në mbi 300 reaksione enzimatike që ndodhin në organizëm, ku përfshijmë metabolizmin e ushqimeve, sintezën e acideve yndyrore dhe proteinave, përçimin e impulseve nervore. Mungesa e magnezit është e lidhur me sindromën metabolike, sëmundjen koronare të zemrës dhe osteoporozën;
-izoflavonoidet, pakësojnë me rreth 40% simptomat vazomotore, si afshet, pagjumësinë, depresionin, dhimbjet muskulo-skeletike gjatë menopauzës dhe tharjen vaginale;
-lecitinë, parandalon dhe vepron dëmet që mund të vijnë nga sëmundjet e artereve koronare. Pakëson nivelet e kolesteroli dhe triglicerideve, rrit nivelin e HDL-ve, mbron arteriet, përmirëson memorien dhe ndihmon në rigjenerimin e mëlçisë;
-fosfor, bakër, bor dhe magnez, të cilët mbështesin parametrat hormonalë te femrat gjatë menopauzës.
Suplementet ushqimore nuk zëvëndësojnë dietën ushqimore.
Përdorimi:
Rekomandohet të konsumohet një tabletë në ditë, e shoqëruar me një gotë ujë.
Për një përthithje më të mirë, këshillohet që tableta të merret gjatë ushqimit.
Mos tejkaloni dozat ditore të lejuara.





There are no reviews yet.