Brand:

Reckitt Benckiser Strepsils Honey & Lemon 24 Tableta

486,00 L

Ingredients + -

Lënda aktive: 2,4-diklorbenzil alkool , amilmetakrezol
Përbërës të tjerë: Mjaltë , Acid tartrik , Vaj mente , Vaj limoni , Kuinolinë e verdhë , Sukrozë e lëngshme , Glukozë e lëngshme , Ujë i pijshëm. Për detaje të plota , kontrolloni fletëudhëzuesin e produktit ose kontaktoni farmacistin tuaj.

SKU: 8f0ff8b7a597 Categories: , Tags: , , , Brand:

Description

Strepsils mjaltë dhe limon janë lozenge me shije limoni dhe mjalti që treten në gojë. Përdoren për trajtimin e infeksioneve të gojës dhe fytit tek fëmijët mbi 6 vjeç dhe tek të rriturit.

Strepsils mjaltë dhe limon janë lozenge që përmbajnë alkool 2,4-diklorbenzil dhe amilmetakrezol 2 , të cilët janë antiseptikë që përdoren në trajtimin e infeksioneve të gojës dhe fytit. Tretja dhe mbajtja e lozengeve në gojë , i lejon përbërësit të veprojnë në zonat e acaruara duke lubrifikuar e qetësuar zonat e inflamuara.

Mbajeni karamelen në gojë duke e tretur atë.
Përdorni një karamele çdo 2-3 orë.
Të rriturit , fëmijët (mbi 6 vjeç) dhe të moshuarit një lozenge të mbahet dhe të tretet në gojë çdo 2-3 orë deri në maksimumi 12 lozenge në 24 orë.

MOS e përdorni këtë produkt nëse:
* Jeni alergjik ndaj ndonjë prej përbërësve të Strepsils mjaltë dhe limon.
* Jeni nën moshën 6 vjeç.
Kujdes:
Konsultohuni me mjekun tuaj përpara se të merrni Strepsils mjaltë dhe limon nëse:
* Keni intolerancë ndaj sheqernave si: fruktozë , glukozë- galaktozë , sukrozë- izomaltozë.
* Vuani nga probleme me fytin.
* Mendoni se mund të jeni shtatzënë ose po ushqeni fëmijën me gji.