Përshkrimi
Strepsils mjaltë dhe limon janë lozenge me shije limoni dhe mjalti që treten në gojë. Përdoren për trajtimin e infeksioneve të gojës dhe fytit tek fëmijët mbi 6 vjeç dhe tek të rriturit.
Strepsils mjaltë dhe limon janë lozenge që përmbajnë alkool 2,4-diklorbenzil dhe amilmetakrezol 2 , të cilët janë antiseptikë që përdoren në trajtimin e infeksioneve të gojës dhe fytit. Tretja dhe mbajtja e lozengeve në gojë , i lejon përbërësit të veprojnë në zonat e acaruara duke lubrifikuar e qetësuar zonat e inflamuara.
Mbajeni karamelen në gojë duke e tretur atë.
Përdorni një karamele çdo 2-3 orë.
Të rriturit , fëmijët (mbi 6 vjeç) dhe të moshuarit një lozenge të mbahet dhe të tretet në gojë çdo 2-3 orë deri në maksimumi 12 lozenge në 24 orë.
MOS e përdorni këtë produkt nëse:
* Jeni alergjik ndaj ndonjë prej përbërësve të Strepsils mjaltë dhe limon.
* Jeni nën moshën 6 vjeç.
Kujdes:
Konsultohuni me mjekun tuaj përpara se të merrni Strepsils mjaltë dhe limon nëse:
* Keni intolerancë ndaj sheqernave si: fruktozë , glukozë- galaktozë , sukrozë- izomaltozë.
* Vuani nga probleme me fytin.
* Mendoni se mund të jeni shtatzënë ose po ushqeni fëmijën me gji.




