Përshkrimi
MOMENT përmban ibuprofen , një medikament antiinflamator jo-steroid që përdoret për të lehtësuar dhimbjet , ulur temperaturën dhe trajtuar inflamacionin. Ai vepron duke penguar sintezën e prostaglandinave , substanca që shkaktojnë dhimbje , ethe dhe inflamacion.
Indikacionet terapeutike:
-Dhimbje koke dhe migrenë
-Dhimbje dentare
-Dhimbje menstruale
-Dhimbje muskulare dhe të kyçeve
-Dhimbje të lidhura me artritin e lehtë ose sëmundje reumatike
-Temperaturë dhe ethe të lidhura me gripin dhe infeksionet e tjera
Mënyra e përdorimit:
Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç:
-1 tabletë (200 mg) çdo 4-6 orë sipas nevojës.
-Nëse dhimbja është më e fortë , mund të merren 2 tableta (400 mg) njëherësh , por jo më shumë se 1200 mg (6 tableta) brenda 24 orëve.
Fëmijët nën 12 vjeç:
-Vetëm me udhëzim të mjekut.
Rekomandime:
-Tabletat duhet të merren me ujë , pas ushqimit për të reduktuar shqetësimin gastrik.
-Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.
Kundërindikacionet:
-Alergji ndaj ibuprofen-it ose ndonjë përbërësi tjetër të tabletës.
-Ulçera aktive gastrike ose duodenale , ose histori të gjakderdhjes gastrointestinale.
-Insuficiencë e rëndë kardiake , renale ose hepatike.
-Nuk duhet të përdoret gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë.
Efekte anësore të mundshme:
-Të zakonshme: Të përziera , diarre , dispepsi , dhimbje stomaku.
-Të rralla: Ulçera gastrike , reaksione alergjike (rash , kruarje , edemë) , marramendje , ndryshime në funksionin e veshkave ose mëlçisë.
-Të rralla por serioze: Gjendje hemorragjike gastrointestinale.
Paralajmërime dhe përkujdesje:
-Përdoreni me kujdes te pacientët me histori të sëmundjeve të stomakut , hipertensionit , ose sëmundjeve të zemrës.
-Shmangni përdorimin afatgjatë pa këshillën e mjekut.
-Nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies , përveçse me mbikëqyrje mjekësore.
Ruajtja:
-Ruajeni në temperaturë nën 25°C , larg dritës dhe lagështirës.
-Mbajeni larg fëmijëve.




