Përshkrimi
Përdorni Tachipirinën në mënyrën si është përshkruar në fletë-udhëzues ose siç e rekomandon mjeku ose farmacisti juaj.
Nëse keni dyshime këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Të rriturit: Doza e rekomanduar është 1 tabletë , e marrë çdo 4 orë në rast nevoje , dhe jo më shumë se 6 herë në ditë. Në rast të një temperature të lartë ose të dhimbjeve të forta , mund të pini 2 tableta 500 mg njëkohësisht dhe doza mund të ripërsëritet çdo 4 orë nëse është e nevojshme. Tek të rriturit doza maksimale orale ditore e paracetamolit është 3000 mg.
Përdorimi tek fëmijët dhe adoleshentët
Për fëmijët është e nevojshme të respektohet doza bazuar në peshën trupore. Mjeku do ju tregojë formulimin më të përshtatshëm në bazë të peshës trupore të fëmijës. Tableta mund të përgjysmohet. F
ëmijët e moshës 6-10 vjeç kanë një peshë afërsisht 21-25 kg dhe mund të konsumojnë 1/2 e tabletës 500 mg të Tachipirinës. Doza mund të ripërsëritet çdo 4 orë nëse është e nevojshme. Nuk duhet të jepen më shumë se 6 doza në ditë. Doza maksimale është 3 tableta në 24 orë.
Fëmijët e moshës 8-13 vjeç kanë një peshë afërsisht 26-40 kg dhe mund të konsumojnë 1 tabletë 500 mg të Tachipirinës. Doza mund të ripërsëritet çdo 6 orë nëse është e nevojshme. Të mos merren më shumë se 4 doza në ditë , pra doza maksimale ditore është 4 tableta Tachipirine 500 mg.
Fëmijët e moshës 12-15 vjeç kanë një peshë afërsisht 41-50 kg dhe mund të marrin 1 tabletë 500 mg Tachipirine. Doza mund të ripërsëritet pas 4 orësh nëse është e nevojshme. Doza maksimale ditore është 6 tableta. Të mos tejkalohet kjo dozë.
Fëmijët mbi 15 vjeç kanë afërsisht një peshë mbi 50 kg dhe mund të marrin 1 tabletë 500 mg Tachipirinë. Doza mund të ripërsëritet çdo 4 orë nëse është e nevojshme. Doza maksimale ditore është 6 tableta. Të mos tejkalohet kjo dozë.
Për fëmijët që kanë peshë trupore më pak se 21 kg , ekzistojnë forma të tjera farmaceutike të Tachipirinës. Këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Nëse fëmija vuan nga insufiçenca renale e rëndë (pakësim i funksionit renal) , e diagnostikuar nga mjeku , intervali i dozimit duhet të jetë të paktën 8 orë. Kohëzgjatja e trajtimit Mos përdorni Tachipirinë më shumë se 3 ditë rresht pa u këshilluar me mjekun. Mjeku gjykon nëse trajtimi duhet të vazhdojë më shumë se 3 ditë rresht.




