Brand:

Bronchostop Sine 120ml

519,00 L

Përbërësit + -

Lëndë aktive janë : 15 ml (= 16,7 g) përmbajnë: 0.12 g ekstrakt i thatë i trumzës (Thymi herba , raporti bar- ekstrakt = 7-13: 1 (DER) , agjent ekstraktimi: ujë) 0.83 g ekstrakt i lëngshëm i rrënjës së mëllagës së bardhë (Althaeae radix , raporti bar- ekstrakt = 1:13 (DER) , agjent ekstraktimi: ujë) Përbërësit e tjerë janë: Ksilitol (E 967) , metil-4-hidroksibenzoat (E 218) , propil-4-hidroksibenzoat (E 216) , koncentrat i lëngut të mjedrës (që përmban sakarozën , glukozën dhe fruktozën) , aromën e mjedrës (që përmban propilen glikol (E 1520)) , gomë Xantan , acidit citrik monohidrat (E 330) , maltodextrin , goma arabike , ujë i purifikua. Për detaje të plota , kontrolloni fletëudhëzuesin e produktit ose kontaktoni farmacistin tuaj.

SKU: 3a378366a635 Kategoritë: , , , , Etiketa: , , Marka:

Përshkrimi

Medikament bimor tradicional që lehtëson irritimin e fytit dhe promovon ekspektorimin e mukusit të trashë në kollën e shoqëruar me ftohje. Ky produkt është një medikament bimor tradicional i regjistruar për t’u përdorur në indikacionet e specifikuara. Duhet të flisni me një mjek nëse nuk ndiheni më mirë ose nëse ndjeheni më keq pas 5 ditësh. Pa alkool.

Mos përdorni Bronchostop Sine shurup për kollë:
-nëse jeni alergjik ndaj bimës së trumzës , rrënjës së mëllagës së bardhë , ndaj anëtarëve të tjerë të familjes Lamiaceae ose ndonjë prej përbërësve të tjerë të këtij bari.

Përdorimi te fëmijët nën 2 vjeç nuk rekomandohet për shkak të mungesës së të dhënave dhe për shkak se duhet kërkuar këshilla mjekësore. Shtatzënia dhe ushqyerja me gji Në mungesë të të dhënave të mjaftueshme , përdorimi gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji nuk rekomandohet. Nëse jeni shtatzënë , ushqeni me gji , dyshoni se mund të jeni shtatzënë ose jeni duke planifikuar një shtatzëni pyesni mjekun ose farmacistin tuaj për këshilla para se të merrni këtë bar. Si të gjithë medikamentet e tjerë , ky bar mund të shkaktojë efekte anësore , megjithëse jo të gjithë i shfaqin ato. Reaksione mbindjeshmërie si dhe çrregullime në stomak janë vënë re gjatë përdorimit të barnave që përmbajnë trumzë. Frekuenca e shfaqjes nuk dihet. Ky është një medikament OTC , kështu që mund të merret pa rekomandimin e mjekut. Përpara se të përdorni këtë medikament , lexoni me kujdes fletë-udhëzuesin që gjendet në paketim pasi përmban informacion më të detajuar. Për çdo paqartësi konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.

Përdorimi

Gjithmonë merrni këtë medikament siç përshkruhet në fletë-udhëzues ose siç e ka përshkruar mjeku ose farmacisti juaj. Kontrolloni me mjekun ose farmacistin tuaj dozën dhe mënyrën e marrjes nëse nuk jeni të sigurt. Doza e rekomanduar është:
-Të rriturit dhe adoleshentët mbi 12 vjeç: 15 ml çdo 3 deri në 4 orë (4 deri 6 herë në ditë; doza maksimale ditore deri në 90 ml).
-Fëmijët nga 4 – 11 vjeç: 7.5 ml çdo 3 deri në 4 orë (4 deri 6 herë në ditë; doza maksimale ditore deri në 45 ml).
-Fëmijët nga 2 – 3 vjeç: Pas konsultimit me një mjek , 7.5 ml çdo 3 deri në 4 orë (4 deri 6 herë në ditë; doza maksimale ditore deri në 45 ml) mund të administrohet. Pas hapjes mund të ruhet dhe përdoret deri në 4 javë.