Përshkrimi
Formulim me aloe vera të pastër , i përftuar nga gjethet e zhveshura të bimës aloe vera dhe të prodhuara me një proçes delikat , nëpërmjet të cilit largohet shtresa e jashtme e gjethes që përmban aloinë. Krahas aloe verës lëngut i janë shtuar dhe ekstraktet e boronicës , që nxisin mikroqarkullimin dhe veprojnë kundër radikaleve të lira.
Esi ka nisur prodhimin e aloe verës që në vitin 1997 dhe është shndërruar në një kompani lider për prodhimin e produkteve me bazë aloe vera.
Përbërësit janë të çertifikuar dhe të deklaruar. Ka veti detoksifikuese dhe antioksiduese. Mbështet funksionin hepatik normal.
Nuk përmban:
-alkool:
-ngjyrues artificialë;
-derivate të bulmetit;
-gluten;
-GMO:
-laktozë.
I përshtatshëm për veganë. Suplementet ushqimore nuk zëvëndësojnë dietën ushqimore. Të mbahet larg fëmijëve nën 3 vjeç.
Përdorimi
Rekomandohet të pihet 25 ml lëng aloe vera 3 herë në ditë. Mund të pihet siç është ose i holluar me ujë.




