Brand:

Farmigea SpA Xiloial Monodose 20 Flakona x 0.5 ml

2.100,00 L

Përbërësit + -

Hyaluronic acid; TSP; mannitol; monobasic sodium phosphate monohydrate; dibasic sodium phosphate dodecahydrate; edetate disodium; benzalkonium chloride; water for injections. Për detaje të plota , kontrolloni fletëudhëzuesin e produktit ose kontaktoni farmacistin tuaj.

SKU: 9fb34941bea8 Kategoritë: , , Tag: Marka:

Përshkrimi

Xiloail mono lubrifikon dhe hidraton filmin e lotit. Mbron sytë nga irritimet për shkak të faktorëve të ndryshëm. Rivendos ekuilibrin e filmit të lotit dhe sipërfaqes së syrit.

Xiloial Mono përmban Hialuronat Natriumi dhe TSP me efekte lubrifikuese dhe hidratuese në sy. Flakonet Xiloail Mono janë për një përdorim të vetëm dhe mbrojnë sytë nga irritimet e shkaktuara nga faktorë të ndryshëm mjedisorë , stresi visual dhe faktorë mekanikë.

Flakonet Xiloail Mono përdoren për trajtimin e tharjes dhe irritimit të syve për shkak të:
-Faktorëve mjedisorë (era , dielli , smogu , ajri i thatë)
-Stresi visual (drita , kompjuterat)
-Faktorëve mekanikë (përdorimi i lenteve , pas operacioneve okulare).

Hapeni flakonin. Shtypeni dhe vendosni një pikë në sy ose më shumë herë në ditë sipas nevojës.
Flakoni mund të rimbyllet dhe ripërdoret deri në 12 orë.

MOS e përdorni nëse flakoni është i dëmtuar.
MOS e përdorni nëse jeni alergjik nga ndonjë prej përbërësve.
MOS e prekni syrin me majën e flakonit.

Kujdes:
Prisni të paktën 10-15 minuta ndërmjet përdorimit të barnave të tjerë për syrin.
Për përdorim të jashtëm.

Mbajini larg fëmijëve.
Ruajini në një vend të freskët (<25˚C) dhe të thatë , larg burimeve të dritës dhe nxehtësisë.
Flakonet Xiloial Mono nuk përmbajnë Konservues.