Përshkrimi
Nurofen Clod & Flu ofron lehtësim nga simptomat e ftohjes dhe gripit pa shkaktuar përgjumje. Përmban Ibuprofen të kombinuar me Pseudoefedrinë që vepron duke zhbllokuar hundët e bllokuara. Ofron lehtësim të dhimbjeve të kokës dhe lehtëson dhimbjet e fytit. Ndihmon në zhbllokimin e sinuseve te bllokuara.
Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç: Rekomandohet të merrni 2 tableta me ujë. Nëse është e nevojshme mund të merrni 1-2 tableta çdo 4 orë.
Mos merrni më shumë se 6 tableta në 24 orë.
Mos e përdorni tek fëmijët nën 12 vjeç.
Konsultohuni me mjekun tuaj nëse simptomat vazhdojnë për më shumë se 3 ditë ose përkeqësohen.
Mos e përdorni produktin nëse:
• Ju keni ose keni pasur ndonjëherë një ulçerë stomaku ose çrregullime të tjera të sistemit tretës
• Jeni alergjik ndaj ndonjërit prej përbërësve ose ndaj aspirinës ose ndaj ndonjë medikamenti tjetër anti-inflamator josteroid (NSAIDs)
• Keni probleme me zemrën , presion të lartë të gjakut , probleme me tiroiden , diabet ose glaukoma.
Ju lutemi konsultohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji.




