Përshkrimi
Aparat aerosoli i dizenjuar për përdorim të shpeshtë, në rastet e sëmundjeve të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes si: astma, COPD(chronic obstructive pulmonary disease/sëmundje obstruktive pulmonare kronike), fibrozë cistike, emfizemë etj.
Në sajë të kompresorit të fuqishëm dhe teknologjisë “Virtual Valve” mundëson efikasitet në shpërhapjen e medikamentit dhe një kohë shumë të shkurtër inhalimi.
Efiçenca e lartë arrihet pasi aerosoli përshtatet me proçesin e frymëshkëmbimit. Ai pakëson humbjet e medikamentit gjatë frymënxjerrjes dhe maksimizon marrjen e tij gjatë frymëthithjes.
Ka një shpejtësi grimcimi 0.5ml/min.
I thjeshtë në përdorim.
Këshilla:
– nuk përdoret nga pacientë në gjendje inkoshiente ose me funksion respirator të dëmtuar;
– të mos hiqet dhe vihet adaptori nëse i keni duart e lagura;
– të mos përdoret nëse spina ose tubi janë dëmtuar;
– të përdoret vetëm me adaptorin e tij;
– të ndërrohet filtri një herë në 60 ditë;
– të mos përdoret në një temperaturë ambjenti më të lartë se 40˚C.





There are no reviews yet.