Përshkrimi
Fondotintë fluide me efekt mat. I dhuron fytyrës një pamje natyrale , me efekt që zgjat deri në 10 orë. Përthith sebumin e tepërt dhe rregullon aktivitetin e gjëndrave dhjamore , për ta bërë lëkurën më pak të prirur ndaj shkëlqimit dhe papërsosmërive të reja.
Formula inovative “Pore-Diminish” forcon fibrat e kolagjenit që rrethojnë poret e lëkurës , për të zvogëluar dukshëm madhësinë e poreve.
Baza fluide unifikon tonin e lëkurës dhe siguron një grim të qëndrueshëm me pamje të freskët. Nuk e mbingarkon lëkurën dhe nuk bllokon poret e lëkurës. Filtrat e tij kundër rrezeve UVA/UVB forcojnë mekanizmat mbrojtës të lëkurës.
Formulim i përshtatshëm për lëkurë normale , mikse dhe të yndyrshme. Fsheh dhe eliminon papërsosmëritë në lëkurat akneike (të tilla si komedone ose pore të zgjeruara të lëkurës). TOLERANCË DHE EFIKASITET I LARTË. I TESTUAR DERMATOLOGJIKISHT.




